Bekteshi: Edhe unë thërras të japin dorëheqje ata familjarë që janë punësuar me ndikim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi edhe më tej konfirmon se nuk ka pasur ndikim në punësimin e motrës së tij në MEPSO. Komisioni i Antikorrupsionit dje vendosi të miratojë akuzë për kundërvajtje sepse Bekteshi nuk e ka njoftuar Komisionin për punësimin e motrës së tij, e cila, në aplikacion e ka shkruar të njëjtën adresë ku jeton Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për lëshim teknik. Bekteshi tha se do ta paguajë dënimin që e parashikon Ligji, por motra e tij do të mbetet në vendin e punës sepse ai nuk ka pasur ndikim në punësim.

“Komisioni do të ngrejë procedurë kundërvajtëse për shkak mos ndryshimit të vendbanimit, e jo vetë punësimin. Ligji parashikon se duhet të paraqitet punësimi, por unë këtë nuk e kam ditur”, tha ai.

Në lidhje me thirrjen e kryeministrit Zoran Zaev që të japin dorëheqje të gjithë familjarët që janë punësuar me nepotizëm, Bekteshi tha se edhe ai i bashkohet thirrjes.

“Edhe unë e dërgoj këtë thirrje. E ndaj mendimin e njëjtë me kryeministrin, atje ku është konfirmuar se nuk janë respektuar proceset e punësimit, ku ka ndikim, që nuk është rast si i motrës time”, deklaroi Bekteshi për “Fokus”.

Sipas Antikorrupsionit, Vlora Bekteshi është zgjedhur prej 73 kandidatëve për vendin e punës referent për punë juridike në MEPSO. Zgjedhja është bërë pa intervista.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button