Bad Piggies, loja pasardhëse e Angry Birds, pozicinohet në vend të parë!

Rovio Mobile sapo ka lëshuar lojën më të re, pasardhëse e lojës më të famshme të tyre Angry Birds.

Loja e re thirret Bad Piggies dhe luhet me derrat si karakteret kryesore të lojës e jo zogjtë e nevrikosur. Poashtu, loja duket se ndryshon mjaft nga Angry Birds.  

Në Bad Piggies, idea e lojës është transporti i mallrave përmes derrave të cilët lëvizin përmes karrocave të krijuara. Bad Piggies është tani e gatshme për shkarkim në dyqanin online Play të Google si dhe në atë të Apple për pajisjet iOS me një çmim prej 0.99 dollar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button