Punësime të dyshimta të familjarëve të Bekteshit, Kiracovskit dhe Stojçevës ka konfirmuar Komisioni i Antikorrupsionit

Komisioni i Antikorrupsionit do të fillojë procedurë kundërvajtëse kundër ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sepse nuk e ka njoftuar komisionin se motra e tij, Vlora Bekteshi është e punësuar në kompaninë shtetërore MEPSO derisa kanë jetuar në të njëjtën adresë, kjo u vendos në seancën e djeshme të komisionit. Njëkohësisht, nga Antikorrupsioni thonë se nuk ka arsyetim se pse pikërisht motra e tij është zgjedhur prej 5 nga 73 të paraqitur në konkurs, ndërsa pastaj me vendimin e drejtorit është punësuar, transmeton Portalb.mk.

Bekteshi para një muaji tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për punësimin e motrës së tij, sepse, siç tha, ajo nuk jeton me të, është e martuar dhe vetë vendosë për jetën e saj.

Te deputetja Mira Stojçevksa kontestuese është punësimi i djalit të saj, i cili është i punësuar në ELEM. Ai është punësuar me të drejtën e drejtorit, ndërsa vendi i tij i punës nuk ka ekzistuar në sistematizimin, dhe për këtë Antikorrupsioni do ta njoftojë qeverisë, si themeluese e ELEM-it. Për bashkëshortin dhe vëllain e Stojçevës, Antikorrupsioni konfirmoi se nuk ka pasur ndikim në punësimin e tij.

Në lidhje me punësimin e familjarëve të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksander Kiracovski, Antikorrupsioni do t’i njoftojë institucionet kompetente të konfirmojnë a ka përgjegjësi.

Për motrën e Mirjana Josifovska, të punësuar në Regjistrin qendror, para publikimit të shpalljes, ky institucion ka bërë sistematizim të vendeve të punës dhe e ka rritur numrin e këshilltarëve për shpërndarjen e të dhënave informatike nga dy në tre, ndërsa si kusht për punësim është theksuar se kërkohen persona me Fakultetin e Gjeografisë së mbaruar. Të gjitha kandidatët tjerë që kanë aplikuar janë diskualifikuar për shkak arsimimit jopërkatës. Pas punësimit, Josifovska, është dërguar të punojë në repartin në Manastir ku edhe jeton, për këtë shkak Antikorrupsioni do të kërkojë të konfirmohet se a e ka keqpërdorur pozitën drejtoresha e Regjistrit qendror.

Për Borçe Popovskin, babain e bashkëshortes së Kiracovskit, të punësuar në REK Manastir, Antikorrupsioni kërkon të konfirmohet përgjegjësi nga drejtori i përgjithshëm i REK Manastir për të cilin do ta informojë Qeverinë, sepse duhej të publikohet shpallje, e jo të angazhohen persona përmes Agjencisë për Punësime të Parakohshme.

Për Meri Popovskën, nëna e bashkëshortes së Kiracovskit është punësuar me nepotizëm, Antikorrupsioni ka konfirmuar se nëna e bashkëshortes së Kiracovskit është punësuar në shkollën “Mirka Ginova” në Manastir si sekretar teknik, në vendin e punës ajo është punësuar para se të shpallet konkursi dhe për këtë do të njoftohet Qeveria si themeluese e institucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button