Siljanovska për votat e Rekës: Nuk pres të vinë në mënyrë automatike, sepse partitë flasin ndërmjet vete (VIDEO)

Kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska edhe sot ka përmendur votat e kandidatit të pavarur, Blerim Reka, për të cilat tha se nuk pret që ato t’i vinë në mënyrë automatike, sepse partitë flasin ndërmjet vete, transmeton Portalb.mk.

“Unë si një kalorëse grua e pranova fushatën kreative dhe intelektuale të zotëri Rekës. Nuk pres që votat të vinë në mënyrë automatike, sepse partitë flasin ndërmjet vete, kurse unë u drejtohem të gjithë qytetarëve. Pres që të rinjtë shqiptarë, të cilët dinë, dhe nuk duan të jenë të shfrytëzuar nga partitë politike, shpesh herë tregtues, por duan të jenë subjekte në procesin zgjedhor, t’ia japin zërin atij që është i mirë edhe si personalitet, dhe i cili ka njohuri të bëj ndryshime të vërteta”, tha Siljanovska.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Televizionin 24, rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019, e ka vlerësuar si ndër rezultatet më të mira të partisë së tij.

“Për mua ky është rezultati më i mirë historik i VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button