Martinez ndryshe nga Messi dhe Ronaldo

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka sqaruar se njerëzit nuk duhet të presin diçka të pazakontë nga Javier Martinez, vetëm për shkak të çmimit të tij të lartë.

“Nuk mund të prisni nga ai të luajë sikur Messi ose Ronaldo, vetëm sepse ai kushtoi 40 milionë euro. Ai na kushtoi 40 milionë euro sepse ajo ishte klauzolë, por normalisht ne do të kishim paguar 10 apo 15 milionë euro për të”.

“Ne nuk presim nga ai të luajë sikur Messi ose Ronaldo. Puna e tij është të mbrojë mbrojtjen tonë dhe të na sigurojë që të mos pranojmë gola”, ka thënë Hoeness. /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button