Miliona subvencione për duhanin ndoshta sipas ligjit, por jo sipas etikës politike

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) doli me qëndrimin se pagesa e subvencioneve për duhani ligjërisht është në rregull, sepse ka qenë sipas Programit për pages të drejtpërdrejta – qëndrim të cilin e vlerësojmë si jokonsekuent: 

Pagesa e subvencioneve për duhanin sipas kalendarit për pagesa në Programin për pagesa të drejtpërdrejta është në të njëjtën periudhë sikurse në atë të vitit të kaluar, në vitin 2017, edhe këtë viti me 16 prill, por me një qëllim të vetëm që bujqit të marrin subvencionet atëherë kur i kanë më të nevojshme, para fillimit të sezonit prodhues. 

[Burimi: LSDM/ueb-faqja – Komunikatë – data: 18.04.2019]

Pas seancës së fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), rreth pagesës së subvencioneve dhe shpërblimeve në periudhën zgjedhor, për rrush dhe duhan u bë shumë zhurmë në opinion, ndërsa LSDM doli mbrëmë me komunikatën/deklaratën se gjithçka është në rregull, gjë që e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Bëhet fjalë për dy pagesa përgjatë fushatës.E para ka qenë për borxhin jo të paguar rreth shitjes së rrushit, të vjetër më tepër se dy vite, në lartësinë e një milion eurove, është kryer me 4 prill, ndërsa rasti i dytë, i cili është më i integruar për shkak të shumave dhe numrit të subjekteve, janë paguar subvencione për duhanin prej të vjelave të vitit të kaluar, i cili ka filluar me 16 dhe la përfunduar me 18 prill.

KSHNK vlerëson se në dy rastet duhet të veprohet dhe të verifikohet. Për rastin e parë për shkak të reagimit të opozitës, ndërsa në rastin e dytë me vetiniciativë, për atë se në afat prej dy ditësh janë paguar rreth 28 milion euro ndaj 24 mijë personave/familjeve dhe atë vetëm tre ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Në rastin e parë reagoi Agjencia pranë Ministrisë për Bujqësi përmes të cilët shkojnë pagesat, duke sqaruar se gjithçka ka qenë sipas procedurave ligjore, ndërsa për rastin e dytë reagoi mbrëmë LSDM, duke thënë se pagesa vjetore përputhet me programin vjetor, sikurse që datat përputhen me datat e vitit të kaluar, gjë që nuk është e saktë, për shkak se sipas publikimeve mediatike të vitit të kaluar pagesa ka filluar me 17 maj dhe jo me 17 prill“. Por, anash kësaj “jopërputhshmërie”, përse qëndrimin e LSDM e konsiderojmë jokonsekuent?

SHFUQIZIM KUSHTETUES, POR KA MBETUR NDALESA E TRANSFERIMEVE 

Sipas verifikimit të fakteve, në të vërtetë, nuk ka asnjë arsye të madhe që të mos besojmë se gjithçka është sipas ligjit. Më saktë, pengesa e parë e Kodit zgjedhor (KZH) – të nenit 8-a, i cili u shkrua në vitin 2014 dhe i cili rregullon se çka nuk duhet të bëhet me paratë shtetërore dhe resurset në periudhën zgjedhore, me çka edhe se “nuk duhet të paguhen subvencionet të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore” – është tejkaluar me vendim shfuqizues në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2017, e cila ka fshirë paragrafin 2, alinenë 1 nga neni i përmendur, gjegjësisht teksti i shkuar me bold.

Edhe pse në nenin 8 mbetet alinea 2 nga paragrafi 1, në të cilin thuhet se në periudhën zgjedhore nuk duhet:

të kryhen pagesa, pensione, ndihma sociale dhe pagesa të tjera dhe kompensime materiale prej mjeteve buxhetore ose mjeteve nga fondet publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, gjegjësisht të gjithë transferet njëvjeçare dhe pagesa ose transfere të shkurta prej mjeteve buxhetore. 

…duke sikur vendimi i shfuqizuar për fjalën subvencione ka peshë të rëndë, pa marr parasysh se paratë  janë transferuar në grafikonin e “transfereve” (shih tabelën e Ministrisë së Financave me datë 16.04.2019).

Sipas asaj, edhe pse mund të diskutohet nëse dispozitat e tjera të ndaluara prej nenit 8-1 të Kodit zgjedhor që janë akoma në fuqi pengojnë pagesën në rastin e duhanit, duket sikur, përsëri, LSDM dhe Qeveria ka mjaftueshëm argumente se mund të vërtetojnë se nuk është ashtu dhe se ligjërisht gjithçka është e pastër. Por, qëllimi dhe thelbi i problemit nuk është aty.

TJETËR ËSHTË QEVERISJE E DREJTË, DIÇKA TJETËR ËSHTË QEVERISJE E MIRË

Dyshimi arsyetohet. Së pari bëhet fjalë për praktik të cilët e kanë shfrytëzuar të gjithë garniturat politike të qeverisë në vend në 20 vitet e shkuara, dhe për këtë qëllim është miratuar neni 8-a në vitin 2014, me qëllim që kjo praktik e blerjes së pëlqimit te votuesit detyrimisht të përfundojë para zgjedhjeve.

Kemi tentuar të pastrojmë së pari dyshimin e drejtë dhe të mësojmë të gjithë arsyet përse KSHNK me vetiniciativë hap lëndën. Në bisedë me anëtarin e KSHNK-së me përvojë të madhe në problematikë, Vlladimir Georgiev, u prekën të gjithë dyshimet me vendimin e Kushtetueses, me ndalet e KZH, me Programin për pagesa të drejtpërdrejta dhe të ngjashme, morëm përgjigjen në vazhdim:

KSHNK nuk ka ndonjë analizë, paragraf ose paragjykime paraprake rreth gjithë procesit. Ne thjeshtë vlerësojmë se pagesa e subvencioneve me shuma të mëdha para zgjedhjeve, është punë e cila meriton ta hetojmë – deklaroi Georgiev.

Nënpyetjes rreth legaliteti dhe duke sikur këtu nuk ka problem më të madh, Georgiev shkurt u përgjigj:

Diçka tjetër është qeverisja sipas të drejtës, dhe krejtësisht diçka tjetër është qeverisja e mirë. 

Me fjalë të tjera, vendimi ndoshta është sipas normave juridike, por nuk është korrektësi politike, as etike dhe gjithsesi se mund të vlerësohet si jokonsekuente sepse jo vetëm një herë, por shumë herë LSDM ka reaguar për të njëjtën gjë shtatë-tetë vitet e kaluara, kur ka qenë në opozitë, ndërsa, institucionet e VMRO-DPMNE-së kryenin pagesën e subvencioneve, hapnin rrugë, rikonstruktonin shkolla, fusha tenisi…pikërisht para periudhës zgjedhore dhe prazgjedhore. Në emër të etikës politike dhe korrektësisë, Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Agjencia….të gjithë ato kanë mundur pak të zhvendosin kalendarin për pagesë, që të mos ketë dyshime për qëllimet.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button