Kinë, është arrestuar ish-drejtori i Interpolit

Ish-drejtori i Interpolit, Meng Hongwei, i cili akuzohet për marrje ryshfeti, është arrestuar në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Prokurorisë së Lartë të Kinës njoftoi se Meng u arrestua për shkak të akuzës për ryshfet, ndërsa bëhet fjalë për ish-njeriun e parë të Interpolit i cili u privua nga liria në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Meng muajin e kaluar u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës, e cila cilësonte atë se abuzon me pozitën e tij, në mënyrë që familjes së tij i mundësoi jetë “të shfrenuar”.

Kundër Meng tashmë ka një hetim të veçantë për korrupsionin.

Në tetor të vitit të kaluar, Interpol njoftoi se Meng udhëtoi nga Franca në Kinë më 29 shtator dhe që atëherë nuk ka qenë në dispozicion. Disa ditë më vonë, partia qeverisëse kineze njoftoi se Meng u arrestua dhe se ai ishte duke u hetuar për dyshimin se ka shkelur ligjet.

Bashkëshortja e Meng-ut, Grace, si dhe vajza e tij edhe më tej janë në Paris dhe kërkuan azil nga autoritetet franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button