Analizë: Në raundin e dytë presidentin do të zgjedhin votuesit shqiptarë

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të dielën, përveç se kaloi me një nga shkallët më të ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe forma tjera plebishitare në Maqedoninë e pavarur, solli edhe tronditje për koalicionin qeverisës. Kandidati i tyre, Stevo Pendarovski realizoi avantazh pothuajse minimal përpara rivales së tij kryesore për postin e kreut të shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, gjegjësisht në raundin e dytë Pendarovski hyn me diferencë prej vetëm 4.486 vota, që është diferenca më e vogël në vota mes dy kandidatëve në pesë zgjedhjet e fundit presidenciale, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Jehona e ulët, dhe dallimi i vogël në votat mes dy kandidatëve të cilët do të shkojnë në raundin e dytë, plus 79.921 vota për Blerim Rekën, plus 32.811 fletëvotime të pavlefshme, në mënyrë të qartë tregojnë se me 319.225 votat për Siljanovskën, në fakt revoltë kundër qeverisë kanë shprehur 432,000 votues.

Duket se këtë menjëherë e kuptuan në kampin e Zaevit. Kështu, kryeministri nxitoi që ta interpretojë si pakënaqësi me funksionimin e niveleve më të ulëta të qeverisë dhe u kërcënua me pastrim (për çka pranoi edhe shprehimisht dhuratë një fshesë, të cilën ai dhuroi aktori Dragan Spasov – Dac). Në anën tjetër, partia opozitare VMRO-DPMNE e karakterizoi rezultatin e zgjedhjeve, jo vetëm si shprehje e rezistencës ndaj qeverisë, por edhe si pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe të popullit nga Marrëveshjes Prespës dhe ndërrimit të pushtetit.

Sa i përket asaj që është e sigurt, është se fushata para raundit të dytë e të dy pretendentëve për postin e presidentit vazhdon pak-a-shumë sikurse para 21 prillit. Ndërsa Siljanovska thotë se ajo kurrë nuk do ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut dhe se qeveria i ka tradhtuar interesat kombëtare, Pendarovski godet  fortë në vijën emocionale – se vota për kundërshtaren e tij në fakt është votë për kthimin e regjimit të Gruevskit pa e përshkruar qartë lidhjen mes të dyve.

Një gjë është e sigurt – rezultatin e zgjedhjeve do ta vendosin pothuajse 80.000 votuesit të cilët u përcaktuan për Rekën. Duke pasur parasysh se platforma e  Siljanovskës, e cila është e orientuar plotësisht kah maqedonasit, pritet që ata do të vendosen për Pendarovskin.

Por përsëri ajo mbetet një “nëse” e madhe, – nëse sërish do shohim pjesëmarrje mbi 40 për qind ose raundi i dytë do të jetë i pasuksesshme dhe procesi zgjedhor do të fillojë nga fillimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button