Skoci, është paralajmëruar referendum i dytë i pavarësisë mbi çështjen e Brexit-it

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se vendi i saj do të mbajë një referendum të dytë të pavarësisë para muajit maj të vitit 2021 nëse Mbretëria e Bashkuar tërhiqet nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në parlamentin skocez, Sturgeon tha se shumica e votuesve skocezë duan një referendum të dytë të pavarësisë, duke shtuar se “nxitimi në një vendim të menjëhershëm” nuk do të lejojë një “zgjedhje të informuar”.

Para ligjvënësve, ajo tha se një referendum i dytë duhet të ndodhë “gjatë ekzistencës së këtij parlamenti” para muajit maj të vitit 2021 nëse Skocia largohet nga BE-ja.

“Një zgjedhje midis Brexit-it dhe një të ardhme për Skocinë, si një komb i pavarur evropian duhet të ofrohet gjatë ekzistencës së këtij parlamenti”, tha Sturgeon.

Sturgeon tha se është në interes të Skocisë që të ketë një marrëdhënie të ngushtë me BE-në dhe se partia e saj SNP ka bërë gjithçka që ka mundur për të shmangur krizën aktuale të Brexit-it që përfshin të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Sistemi Westminster i qeverisë thjesht nuk i shërben interesave të Skocisë. Unë besoj se çështja e pavarësisë është më e fortë se kurrë. Dhe unë do ta fitoj atë çështe. Por, e di që të tjerët kanë një pikëpamje të ndryshme”, tha ajo.

“Pra, ndërsa marrim hapat e nevojshme gjatë muajve të ardhshëm, do të përpiqem po ashtu të hap hapësirë për ne që të bashkohemi dhe të gjejmë fusha të marrëveshjes, pasi politikanët e pjekur duhet. Ne kemi parë në Westminster çfarë ndodhë kur partitë dështojnë të punojnë së bashku, kur liderët marrin një qasje të ‘rrugës sime apo autostradës’ dhe kur ka shumë linja të kuqe dhe parakushte të papërshtatshme, ky progres bëhet i pamundur. 20 vite nga themelimi i këtij parlamenti, besoj se mund ta bëjmë më së mirë. Brexit bën ndryshime për Skocinë e pashmangshme”, deklaroi Sturgeon.

Në votimin e parë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2014, skocezët votuan në favor të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në referendumin e Brexit-it në vitin 2016, shumica e votuesve skocezë thanë se dëshirojnë të qëndrojnë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button