Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, dhe ish-sekretari Gani Shabani u dënuan me katër vjet e gjysmë burg

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit, Gani Shabani, në rastin “Stentat”.

Ata janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ferid Agani është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burgim, si dhe Gani Shabani me dy vite.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ata akuzoheshin se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me spitalet private, si dhe me ndarjen e mjeteve për pacientët që ishin trajtuar në këto spitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button