Çfarë bën Banka Popullore dhe çfarë do të thotë kjo për jetën tuaj të përditshme?

Banka Popullore e Republikën e Maqedonisë së Veriut (Banka Popullore) është banka qendrore e vendit tonë. Kudo në botë, banka qendrore, sipas funksioneve të saj, ndryshon nga bankat komerciale. Banka Popullore ka funksione të veçanta të cilat janë të përcaktuara me ligj (në vendin tonë me Ligjin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë). Banka qendrore, me instrumentet dhe masat e saj, zakonisht vepron mbi bankat komerciale në vend, ndërsa bankat komerciale janë në kontakt të drejtpërdrejtë me sektorin privat – popullatën dhe firmat.

Çfarë bën banka jonë qendrore?

► Banka Popullore ruan stabilitetin e çmimeve në vendin tonë, që është detyra e saj themelore, në pajtim me ligjin e lartpërmendur. Kjo do të thotë se Banka Popullore kujdeset për mbajtjen e inflacionit në një nivel të arsyeshëm dhe pa shumë luhatje. Norma e inflacionit është e rëndësime sepse i reflekton ndryshimet e çmimeve në ekonomi. Inflacioni i lartë do të thotë rritje e lartë e çmimeve në ekonomi (dhe anasjelltas), gjë që ndikon drejtpërdrejt në kushtet e jetesës. Inflacioni është një faktor i rëndësishëm edhe për investime, ku ambienti që karakterizohet me stabilitet çmimesh është më i favorshëm për nxitjen e investimeve dhe rritje ekonomike.
Banka Popullore kujdeset për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në kuadër të fushëveprimit të saj, përmes zbatimit të politikës së përshtatshme monetare dhe përmes aplikimit të instrumenteve monetare në dispozicion. Instrumentet monetare kanë ndikim të duhur mbi bankat dhe pritet që ata të vazhdojnë të ndikojnë në mënyrë të duhur mbi sektorin privat – firmat dhe popullatën. Instrumenti themelore i Bankës Popullore janë ankandet e bonove të bankës qendrore dhe norma e tyre e interesit është norma bazë e Bankës Popullore. Një herë në muaj, Banka Popullore vendos rreth normës bazë të interesit në mbledhjet e rregullta mujore të Komitetit për Politikë Operative Monetare (KPOM). Dy herë në vit (në maj dhe tetor) publikon parashikime makroekonomike, në të cilat e jep parashikimin e saj për zhvillimet e ardhshme të ekonomisë, të cilat janë me rëndësi të veçantë për zbatimin e politikës monetare.

► Banka Popullore merr pjesë në caktimin e regjimit të kursit të këmbimit dhe përcakton dhe zbaton politikën e kursit të këmbimit. Që nga viti 1995 këtej, kemi mbajtur një kurs stabil të denarit, në fillim në raport me markën gjermane, dhe pas formimit të eruo zonës në raport me euron. Nga aspekti i politikës monetare, kjo do të thotë aplikim i strategjisë monetare për targetim të kursit të këmbimit, që në periudhën e kaluar është treguar si shumë e suksesshme sa i përket ruajtjes së stabilitetit të çmimeve si qëllim kryesor i politikës monetare. Gjegjësisht, në një ekonomi të vogël dhe të hapur, ku pjesëmarrja e mallrave të importuara është e rëndësishme, sidomos nga euro zona e cila është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar, kursi stabil i këmbimit luan një rol të rëndësishëm për stabilizimin e pritjeve të çmimeve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

► Një objektiv shtesë i Bankës popullore, në pajtim me ligjin e lartpërmendur, është kujdesi për ruajtjen e stabilitetit financiar. Banka Popullore është institucion rregullator i sistemit bankar, që do të thotë se është kompetente për mbikëqyrje dhe vëzhgim të punës së bankave komerciale.  Sistemi i qëndrueshëm bankar është parakusht për një ekonomi të qëndrueshme dhe përparimtare.

► Banka Popullore ka të drejtën ekskluzive të emetojë kartëmonedhat dhe monedhat në vendin tonë. Denari maqedonas u prezantua me pavarësimin monetar, në prill të vitit 1992, si mjet ligjor për pagesë në vendin tonë. Në kartëmonedhat maqedonase qëndron nënshkrimi i guvernatorit të Bankës Popullore.

► Banka Popullore siguron një pjesë të infrastrukturës për realizimin e pagesave në vendin tonë dhe luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës në sistemin maqedonas të pagesave. Konkretisht, Banka Popullore është operator i Sistemit Ndërbankar Maqedonas të Pagesave (MIPS), përmes të cilit shlyhen pagesat e mëdha ndërmjet bankave. Sistemi i pagesave është si „qarkullimi i gjakut“ i ekonomisë, përmes të cilit sigurohet qarkullimi i mjeteve për pagesë.

► Banka Popullore menaxhon me rezervat valutore të vendit, duke u kujdesur për ruajtjen e likuiditetit të vendit në pagesat jashtë shtetit.

► Banka Popullore është institucion i cili është përgjegjës për mbledhjen dhe publikimin e të dhënave nga fusha e statistikës monetare dhe të jashtme. Këtu përfshihen të dhëna për: agregatin monetar, depozita dhe kredi bankare, normat bankare të interesit, bilancin e pagesave, borxhin e jashtëm etj.

► Banka Popullore kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj.

Nga e gjithë kjo, shihet se Banka Popullore kryen funksione shumë të rëndësishme për ekonominë. Për tu siguruar se bankat qendrore do të veprojnë në interes të qytetarëve, ata zakonisht, nëpër botë janë institucione të pavarura. Pavarësia e Bankës Popullore është e garantuar me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë. Banka Popullore rregullisht i shpjegon vendimet e saj përpara publikut, të dhënat statistikore si dhe rezultatet nga kërkimet e saj në internet faqen (www.nbrm.mk), me qëllim të sigurojë veprimtari transparente dhe forcim të përgjegjësisë së saj shoqërore.

Rrjedhimisht, pse banka qendrore është e rëndësishme për jetën tuaj të përditshme?

Banka qendrore i prodhon paratë që i keni në kuletën tuaj dhe kujdeset për stabilitetin e çmimeve në ekonomi. Kjo do të thotë se ajo kujdeset që të mund të blini një sasi të caktuar të prodhimeve me një shumë të caktuar parash, pa ndryshime të mëdha për një periudhë më të gjatë kohore. Banka qendrore kujdeset për banka të shëndosha dhe stabile, të cilat janë pjesa kryesore e sistemit financiar në vendin tonë dhe ku ju i mbani llogaritë tuaja. Banka qendrore kujdeset për sistemin e pagesave dhe mundëson realizim të pandërprerë të pagesave tuaja në vend dhe jashtë vendit. Rrjedhimisht, veprimtari a bankës qendrore është e rëndësishme për të gjithë në vend dhe përfitimet nga puna e saj janë e mirë publike, e disponueshme për të gjithë.

Burimi: Banka Popullore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button