Prokuroria: Deklarata e Rexhepit për gjykatësen hetohet bashkë me gjuhën e urrejtjes kundër maqedonasve

Hetimit të Prokurorisë kundër reisit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj popullit maqedonas, sot i është bashkëngjitur edhe shpërndarja e gjuhës së urrejtjes kundër gjykatëses e cila e ka miratuar vendimin që ai të shkarkohet nga posti i reisit të BFI-së dhe në vend të tij të emërohet Skender Buzaku, njofton Portalb.mk.

“Do të veprohet për rastin në fjalë, do të kryhen kontrolle edhe atë në kuadër të lëndës që edhe më herët është hapur në Prokurorinë Themelore Publike”, thonë për Portalb.mk nga Prokuroria.

Rexhepi, gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha se ka dëgjuar se gjykatësja e cila e ka sjellë vendimin për shkarkimin e tij, vuan nga probleme shëndetësore duke shtuar “le të vdesë, nuk më vjen keq”. Për këtë deklaratë u duartrokit edhe nga myftitë e tjerë, të cilët ishin të pranishëm.

Reisi Sulejman Rexhepi është paditur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj maqedonasve

Ndryshe, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) në prill të këtij viti ka dorëzuar padi penale deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes nga ana e kryetarit të Bashkësisë Fetari Islame, Sulejman Rexhepi.

“Kemi popull, kemi vend në Llazhec të Manastirit mbi 100 vjet nuk kanë xhami. Merrni me mend çfarë egërsirash janë ky popull që bashkëjetojmë me këto. Këto janë egërsira të pashembullta, prandaj nuk kanë identitet edhe s’do të kenë kurnjëherë. Pa marrë parasysh se krejt ne kemi dashur t’u ndihmojmë, nuk ndihmohet i pashpirti, nuk vetëdijesohet. Vendi Llazhec, kush e di dhe kush jo, është katund multientik ka muslimanë, ka edhe ortodoksë, ka maqedonas ose si e ndiejnë veten ato nuk e di unë si e quajnë dhe shqiptarë. Ka dy kisha, numri i banorëve është i barabartë, ka dy kisha dhe asnjë xhami. Xhamia ku ka figuruar e ka vendin dhe ai është vakuf, pronë e Bashkësisë Fetare Islame. Njëqind dallavere të nëntokës i bëjnë, ende nuk janë vetëdijesuar, me izën të Zotit, InshAllah Zoti nuk ma merr shpirtin pa e hedhur gurthemelin në Llazhec”, ka deklaruar Rexhepi.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button