Distribuimi i gazit do të kryhet përmes partneritetit privato-publik

Në seancën e 131 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendim për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e Marrëveshjes për vendosjen e partneritetit privato-publik për ndërtimin e sistemit të ri të gazit natyror në gjithë territorin, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni ka për qëllim ta zbatojë procedurën e plotë për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritetit privato-publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit distributor të gazit natyror sipas thirrjes publike për zgjedhjen e partneritetit publik me procedurë të dialogut konkurrent me e-edukim. Gjegjësisht, ta përgatis thirrjen publike, dokumentin e tenderit, duke përfshirë draftin e marrëveshjes dhe të kryejë evaluim, të përgatit raport për evoluimin e ofertave  si dhe të dorëzojë te Qeveria propozim për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm për zgjedhje të partnerit publik për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit distributor të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose propozim për anulimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button