Kryetarja e Antikorrupsionit: Kemi pranuar rreth 15 ankesa nga opozita për fushatën zgjedhore

Rreth 15 ankesa ka dorëzuar partia opozitare deri te Komisioni i Antikorrupsionit për Keqpërdorime gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa parashtresa ka edhe nga qytetarët. Nnjë pjesë e ankesave të opozitës janë pranuar dhe tashmë po procesuohen në pajtim me afatet e parashikuara, ndërsa ankesat e qytetarëve do të shkojnë me procedurë të rregullt, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi kryetarja e Komisionit për Luftë kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska në emisionin e mbrëmshëm “Samo vistina” (Vetëm vërtetë) pagesa e përkrahjes shtesë për kultivuesit është një nga ankesat përmbajtëse të opozitës sepse ka elemente në ndikimit ndaj votuesit.

“A ka ndikim pagesa e tillë në këtë periudhë zgjedhore në trupin votues? Përgjigja është po, sepse zgjedhjet planifikohen, saktë është ditur kur do të mbahen. Qeveria në frymën e sundimit të drejt duhej ta shtyjë pagesën për periudhën pas zgjedhore”, theksoi Ivanovska.

Sipas saj, edhe pagesa e parakohshme e subvencioneve, si ato të duhanit që vjet u transferuan në maj, ndërsa tani në mars, tregon përpjekje që “në derë të vogël të trokasin disa gjëra që kanë ndikim në trupin votues”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button