Është ngritur aktakuzë për prindërit që i lanë fëmijët vetë në shtëpi, të cilët vdiqën nga zjarri që shpërtheu  

Prokuroria e Velesit ka ngritur aktakuzë për Lëshimin dhe Maltretimin e Fëmijëve, kundër Maria Davçevskës (38) dhe Nikolla Antonievskit (46), prindërit e tre fëmijëve nga Velesi që ndërruan jetë në zjarrin që shpërtheu në shtëpinë e tyre derisa fëmijët ishin vetëm në shtëpi. Dy të akuzuarit, më 20 qershor të vitit të kaluar, i kanë lënë tre fëmijët e tyre të moshës 4, 2 dhe 1 vjet për një kohë të gjatë të ditës në shtëpinë ku jetonin, e cila përbëhej prej një dhome. Gjatë periudhës që prindërit kanë qenë jashtë, në shtëpi ka shpërthyer zjarr dhe kanë vdekur tre fëmijët, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, Davçevska si prind i fëmijëve nuk e ka mbrojtur jetën e tyre dhe shëndetin, që është detyrë e saj në pajtim me dispozitat e Ligjit për familje. I akuzuari tjetër si mbrojtës i fëmijëve ka qenë i detyruar të kujdeset për to duke pasur parasysh se kanë jetuar bashkë dhe ka pasur pozitë të përbashkët për to, por nuk e ka mbrojtur jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

“Me atë që i kanë lënë fëmijët vetëm në shtëpi, të akuzuarit kanë vepruar pa ndërgjegje dhe nuk kanë mbajtur llogari për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Bëhet fjalë për fëmijë, që sipas moshës, nuk mund të kujdesen për vetveten”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Velesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button