Shqipëri, është arrestuar një person për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi në Itali, i akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë në një njoftim ka konfirmuar se gjatë operacionit nga agjentët e Antiterrorit është arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës së Italisë në mars 2019, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në organizatë terroriste’”, thuhet në njoftim.

I arrestuari më parë është deportuar nga autoritetet italiane i akuzuar si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi, sipas njoftimit, dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button