Toka ku rriten drunjë “e Shkupit” mund të jetë turke, por mund edhe të mos jetë (?!)

Postimi në Fejsbuk i publikuar dje, në të cilin pretendohej se me katër fotografi  shpjegohet fati tragjik i një druri në Shkup, gjegjësisht një dru në një lëndinë para një ndërtese në pranverë, vjeshtë dhe dimër dhe pastaj ndërtimi në vendin ku ka qenë druri, brenda një kohë të shkurtër shkaktoi shumë reagime të zemëruara kundër “mafisë urbane të Shkupit” dhe një numër të madh shpërndarjesh, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

Por bëhet fjalë për dezinformim të plotë. Gjegjësisht, siç kanë vënë pastaj në dukje disa nga komentuesit, për katër fotografitë me status që është botuar këtë verë në disa Tuiter profile të njerëzve nga Turqia.

Dhe kërkimi në Gugëll për të paktën një nga fotot, për të parë se ku ka qenë e publikuar më parë, e vërteton atë.

Autori i postit pastaj është arsyetuar se pardje ka qenë Dita e Tokës dhe se ai “me fotot kishte dashur të ngjallë ndjenja.”

Ky është një nga rastet e shumta në përgjithësi në epokën e mediave sociale kur njerëzit në mënyrë jo kritike “përpijnë” gjithçka që iu shërbehet si e vërtetë, pa kontrolluar fare nëse është e vërtetë. Situata është edhe më shqetësuese se në rastin me postimin reagime dhe shpërndarje jo kritike kanë bërë njerëz të cilët shumë mirë i njohin makineritë dhe mënyrat e krijimit dhe propagimit të lajmeve të rreme si dhe pasojat tragjike nga ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button