Afrikë e Jugut, 32 të vdekur nga reshjet dhe rrëshqitja e tokës

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja provinciale për Bashkëqeverisje dhe Çështje Tradicionale, Nomusa Dube-Ncube, konfirmoi numrin e viktimave për televizionin eNCA gjatë vizitës në një prej zonave të prekura.

“Situata është shumë serioze. Prioriteti ynë tani është të shpëtojmë jetë. Shkalla e dëmtimit të infrastrukturës përfshin rrugët e përmbytura dhe të bllokuara, shembjen e ndërtesave dhe ndërprerjet e energjisë si pasojë e dëmtimit të kabllove elektrike”, tha Dube-Ncube.

Reshjet intensive filluan të hënën në mbrëmje, duke goditur pjesët provincave KwaZulu-Natal dhe Kepi Lindor (Eastern Cape), ku shumë shtëpi dhe rrugë janë përmbytur ose shkatërruar. Rrëshqitjet e tokës gjithashtu kanë shkatërruar shtëpitë në rajon, duke shkaktuar viktima.

Ushtria tha sot se ka dërguar forca për të ndihmuar në shpëtimin dhe evakuimin e personave të bllokuar në Port St.Johns në Kepin Lindor.

Zyrtarët kanë shprehur shqetësime se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkimit për të mbijetuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button