Libër që nxit kurreshtje

Këto ditë doli nga shtypi libri monografik i autorit, Mehdi Memeti: “Arsimi dhe edukimi në Grupçin e rrethinë në periudhën 1931-2000.” Brenda këtyre kopertinave të këtij libri, lexuesi mund të gjejë  material solid për të njohur, jo vetëm zhvillimet, reflektimet  dhe lëvizjet me amplitudat evidente kotemporane  apo bashkëkohore në sferën e shkollës shqipe, arsimit dhe edukimit në këto hapësira, por edhe të kaluarën historike të saj, gjithnjë – të mbarsur me një gamë problemesh e përplasjesh, shantazhesh e atakesh – por, jo të pakapërcyeshme, kur është në pyetje vullneti dhe guximi i protagonistëve që mbajtën gjallë shkollën dhe arsimin shqip – me tëban kombëtar e atdhetar, siç ka qenë dhe është figura e mësuesit.

Libri monografik i autorit, Mehdi Memeti: "Arsimi dhe edukimi në Grupçin e rrethinë në periudhën 1931-2000"
Libri monografik i autorit, Mehdi Memeti: “Arsimi dhe edukimi në Grupçin e rrethinë në periudhën 1931-2000”

Verba volant-skripta manent, thonin latinët e vjetër (Fjala fluturon, shkrimi mbetet). Që të mos u fashitur fjala për peripetitë e arsimit shqip  në Grupçin dhe rrethinë, pedagogu  dhe punëtori i palodhur,  Mehdi Memeti, me një këmbëngulësi, përpikëri e konsistencë shkencore, arriti t’i përkushtohet shkrimit për këtë problematikë, dhe t’ua përcjellë brezave këto fakte e dokumente, këto  dëshmi  të gjalla dhe, për t’i stisur ato në një libër tanimë të titulluar:  “Arsimi  dhe edukimi në Grupçin e rrethinë prej vitit 1931- 2000/01”

Te njeriu  ekziston kurreshtja për ta njohur të kaluarën e tij e, kur bëhet fjalë për arsimin, shkollën dhe edukimin, patjetër se, jo vetëm tek punëtorët arsimorë që gëlon kjo kërshëri, por edhe tek mbarë popullata, sepse nuk ka njeri apo individ kudo qoftë, që nuk ka kaluar nëpër dyert e shkollës fillore. Nuk ka person apo individ që nuk ruan kujtime nga bankat shollore, takimin e parë me mësuesin apo mësuesen, me abetaren (e cila tani më në hapësirat tona në RMV është “zhvatur” edhe si term didaktik). E, me këtë, nuk ka vendbanim, zonë apo rrajon që nuk e karakterizon apo që nuk e shquan historiku dhe zhvillimi i arsimit dhe edukimit apo shkolla si bartëse e këtyre komponenteve, që gjithnjë është në zhvillim dhe transformim e sipër. Kur bëhet fjalë për trevën e piketuar me këtë rast, nuk mund të mos na gëzojë fakti i vënies në spikamë të këtyre zhvillimeve edhe nga ana e autorit në fjalë, e të mos përgëzohet e të inkurajohet për punën që ka bërë. Për mbarështrimin e përmbajtjes së lëndës brenda këtij libri, nuk dua që të “intrigohem”, pasi këto të dhëna e sqarime na jep vet autori që në parathënien e tij, që, simbas mendimit tim ato janë mpleksur dhe paraqitur me një takt dhe qasje mjaft të spikatur si në aspektin metodologjik e empirik, po ashtu edhe në rrafshin historik e komparativ-për të kompletuar e sistemuar këtë libër në një dokument mjaft sugjestiv e eksplikativ për të interesuarit, të cilët i “xiglon”  dhe nuk i lë të qetë “krimbi” i kurreshtjes . Marrë në përgjithësi, brenda këtyre kopertinave të këtij libri, lexuesi mund të gjejë  material solid për të njohur, jo vetëm zhvillimet, reflektimet  dhe lëvizjet me amplitudat evidente kotemporane  apo bashkëkohore në sferën e shkollës shqipe, arsimit dhe edukimit në këto hapësira, por edhe të kaluarën historike të saj, gjithnjë – të mbarsur me një gamë problemesh e përplasjesh, shantazhesh e atakesh – por, jo të pakapërcyeshme, kur është në pyetje vullneti dhe guximi i protagonistëve që mbajtën gjallë shkollën dhe arsimin shqip – me tëban kombëtar e atdhetar, siç ka qenë dhe është figura e mësuesit. E, në këtë rast – nuk mund të përjashtohet personaliteti i mësuesit të trevës së Dervenit, të cilit, gjeneratat apo brezat e kësaj ane, gjithnjë, me pietetin më të lartë duhet t’i përulen e të përkujtojnë (ata që më nuk janë në mesin tonë), dhe, në anën tjetër: të vlerësojnë e të çmojnë punën e këtyre, që, në karrierën apo misionin e tyre të shenjtë ,  kanë zgjedhur për profesion mësuesinë, dhe po e ushtrojnë atë hullive të procesit edukativo-arsimor në tempullin e dritës, siç është shkolla. E, ky është profesioni i mësuesit apo mësimdhënësit:  i transmetuesit të dijes dhe diturisë. Profesion ky që, duhet të frymojë, jo vetëm sipas rekomandimeve  dhe trendeve arsimore europiane, por  duke marrë për model dhe duke u mbështetur edhe në traditën pozitive të mësuesve të  shkollës sonë shqipe – që për mision të veprimtarisë së tyre kanë patur:  luftën për zhdukjen e obskurantizmit dhe analfabetizmit, si dhe kalitjen e nxënësve me vlera e cilësi respektabile morale dhe intelektuale . E, këtë traditë pozitive, me plot energji dhe përkushtueshmëri e gjejmë të evidentuar edhe në këtë libër të z.  Mehdi Memetit, “Arsimi  dhe edukimi në Grupçin e rrethinë prej vitit 1931- 2000/01” , i cili meriton të lexohet dhe të pasurohet biblioteka jonë personale, familjare, por edhe më shumë se kaq.

Shkruan: Recenzenti, Syrja Etemi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button