U pastruan deponitë prapa “Boris Trajkovskit”, Shilegovi premtoi se do të ndërtohet “Parku i Qytetit 2”

Qyteti i Shkupit, Komuna e Karposhit dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, sot kanë pastruar deponitë e egra prapa Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Me këtë rast, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se në këtë hapësirë do të ndërtohet park në hapësirë prej 90 mijë metra katrorë, që do të quhet “Parku i Qytetit 2”, transmeton Portalb.mk.

Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev
Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev/ Foto: Borce Popovski

“Bashkë me Komunën e Karposhit kemi gjetur zgjidhje për këtë problem, dhe me këtë kemi filluar realizimin e një premtimi parazgjedhor. Sot e kemi filluar pastrimin e kësaj deponie, pas së cilës do të vijojë edhe mbulimi i hapësirës. Në këtë vend do të ndërtojmë park në hapësirë prej 90.000 metra katrorë, që do ta quajmë “Parku i Qytetit 2””, tha Shilegov.

Kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev apeloi dhe paralajmëroi se çdo veprim joadekuat, çdo djegie dhe hedhje e mbetjeve dhe mbeturinave në vende joadekuate, në vende ku nuk janë deponi të organizuara, do të dënohet dhe sanksionohet.

Sa i takon deponisë “Vardarishte” e cila kohë pas kohe digjet, Shilegov tha se meqë ajo ka deponim të madh të mbeturinave, pret që pas zgjedhjeve, Qyteti i Shkupit të vazhdojë procedurën për zgjedhjen e koncesionerit të Deponisë “Drislla”, në të cilën do të mund të hidhet edhe kjo sasi e mbeturinave.

Aksioni i pastrimit të deponisë së egër prapa "Boris Trajkovskit"/ Foto: Borce Popovski
Aksioni i pastrimit të deponisë së egër prapa “Boris Trajkovskit”/ Foto: Borce Popovski

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button