Presidenti Trump do ta vizitojë Britaninë e Madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fillim të qershorit, do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Britaninë e Madhe.

Presidenti Trump do të jetë mysafir i Mbretëreshës Elizabeth si dhe do të ketë bisedime me kryeministren, Theresa May, transmeton REL.

Kryeministrja May tha se vizita do të jetë “mundësi për të fuqizuar raportet tashmë të ngushta mes dy vendeve”.

Presidenti Trump më 14 mars tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet Uashingtonit dhe Londrës, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Trump ishte për vizitë në Britani edhe në vitin 2018. Gjatë kësaj vizite, ai ishte takuar me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci.

Kjo vizitë u shënua me protesta, ku vetëm në Londër, mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur shqetësimet e tyre me politikat e presidentit Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button