Ambasadori Timonie qytetarëve të RMV-së: Mendoni mirë gjatë këtyre dy javëve

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie sot ka apeluar deri te qytetarët, që të mendojnë mirë gjatë këtyre dy javëve – deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Portalb.mk.

“Edhe neve na duhet, sepse ajo nënkupton të afrohemi drejt Bashkimit Evropian, sepse do të na duhet bashkëbisedues kredibil, që është shumë e rëndësishme në atë periudhë tranzike, shumë e rëndësishëm për vendin tuaj. Ju duhet ta zgjidhni, kurse ne do ta kryejmë punën tonë, por na duhet shtet që funksinon. Për këtë, përpiquni që të na jepni atë shenj, atë sinjal, dhe mendoni mirë gjatë këtyre dy javëve që janë para jush”, tha Timonie.

Përndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në RMV do të mbahet më 5 maj 2019.

LEXO: Ministri i Kosovës, Pacolli u tregoi shqiptarëve të RMV-së për kë të votojnë në rrethin e dytë
LEXO: BE-ja ftoi qytetarët në mënyrë masive të dalin në rrethin e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button