Në Hamamin e Daut Pashës nesër ekpsozitë retrospektive e Kostadin Tançev – Dinka

Më 24 prill 2019, e mërkurë, me fillim prej ora 20:30 në Hamamin e Daut Pashës do të hapet ekspozitë retrospektive e Kostadin Tançev – Dinka, transmeton Portalb.mk.

Kustosë të ekspozitës janë Maja Nedellkoska Bërzanova, Maja Çankullovska Mihajlloska dhe Goranço Gjorgjievski.

Ekspozita realizohet nga Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kostadin Tançev ka lindur në vitin 1940 në Vallandovë. Shkollën e artit kontemporar ka mbaruar në Shkup në vitin 1961. Që nga viti 1961 studion në Akademinë e Artit Kontemporar në Beograd, e pas përfundimit të shkallës së parë, me rekomandimin e Këshillit Universitar të Universitetit të Beogradit, gjatë viteve 1963-1964 kishte qëndruar për specializim në Londër. Gjatë studimeve të shkallës së dytë, kishte qenë në klasën e profesorëve: Miha Petrov, Bogdan Kërshiç dhe Millosh Çiriç. Si student i vitit të pestë kishte marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të komunikimit vizual, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Disenjerëve Grafikë IKOGRADA. Në mesin e shumë pjesëmarrësve nga shumë vende kishte hyrë në përzgjedhjen më të ngushtë, pra në mesin e dhjetë më të mirëve. Që si student kishte qenë anëtar i Shoqërisë së ULUPUs dhe IKOGRADA. Në përbërjen e punimit të diplomës, ai realizon filmin e parë të animuar të Akademisë së Artit Kontemporar në Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button