“Panairi i Karrierës” në UEJL: Pjesëmarrje masive dhe tregues i rritjes së potencialit të studentëve (VIDEO)

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) sot është realizuar “Panairi i Karrierës”, pjesë e së cilit ishte edhe “Portalb.mk”. Të pranishmit e vlerësuan lartë pjesëmarrjen masive dhe thanë se ky aktivitet ishte tregues se në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) kemi rritje të potencialit të studentëve për përmbushje të kërkesës së punës.

Portalb.mk në "Panairin e Karrierës" në UEJL
Portalb.mk në “Panairin e Karrierës” në UEJL

Rektori i UEJL-it, Abdylmenaf Bexheti tha se “Panairi i Karrierës” ka për qëllim t’i bashkojë në një vend ofertën dhe kërkesën e punës.

“Dua të shpreh kënaqësinë time për këtë masivitet, për këtë moment shumë të rëndësishëm edhe për Universitetin, si pjesë e ofertës. Ne jemi oferta, dhe tash e shoh edhe kërkesën nga ana tjetër, e cila është në rritje e sipër. Pse ne në fakt e organizojmë panairin e karrierës? Si një aktivitet ku duhet të takohen oferta dhe kërkesa e punës. Universiteti është i përgjegjshëm, i përkushtuar, dhe i angazhuar që ta dëgjoj zërin e kompanive. Kërkesën e tyre jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Kërkesën e tyre jo vetëm në numra, por edhe në profil dhe në përmbajtje”, tha Bexheti.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha tha se sheh shumë të rinj që kanë potencial për të udhëhequr kompani.

“Ky bashkëpunim, normalisht, përveç interesit të përbashkët që kemi për studentët tanë, dhe për brumin që ne do ta marrim për kompanitë tona, synojmë edhe faktin që ne duam ti kthejmë ata në drejtues të kompanive”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button