Qyteza historike Harran me sezon të begatshëm turistik

Në rrethin Harran të qytetit juglindor të Turqisë, Şanlıurfa, një ndër vendbanimet më të vjetra të botës, i cili gjendet në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ka një interesim të madh nga ana e turistëve për shkak të “Vitit të Göbeklitepe-s”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Göbeklitepe, është një ndër të tempujt më të vjetër në botë me një histori prej 12 mijë vitesh, ndërsa viti 2019 është shpallur si “Viti i Göbeklitepe-s”.

Harran është vendbanim i pandërprerë që nga vitet 6.000 para erës sonë dhe një periudhë ka qenë kryeqyteti i asirianëve dhe emevitëve. Krahas shtëpive me kupola konike dhe vendeve hisorike, me njerëzit e tij me veshmbathje tradicionale, ai mundëson edhe vizita kulturore.

Qyteza historike, e cila çdo vit pret mijëra turistë të huaj dhe vendas, me rrënojat e universitetit të parë islam dhe Xhaminë e madhe të mbetur nga emevitët, me nisjen e sezonit turistik vërshohet nga turistët.

Turistët, krahas vendeve të lartëpërmendura, kanë mundësinë të vizitojnë edhe një sërë vendesh të tjera historike.

“Jemi duke përjetuar një sezon të begatshëm”

Mahmut Kızıl, agjent turistik nga Harrani, tha për AA se me ardhjen e pranverës, kanë përjetuar një densitet më të lartë nga ajo që pritej.

“Harran gjendet në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, prandaj njihet mjaft edhe brenda vendit, edhe nga jashtë. Jemi duke përjetuar një sezon të begatshëm për shkak të Vitit Göbeklitepe-s”, tha ai, duke shtuar se hotelet në qytezën janë të mbushura.

Kryetari i Komitetit Profesionist të Turizmit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit Şanlıurfa, njëherësh udhërrëfyes turistik, Kamil Türkmen, nga ana e tij tha se qyteti i Şanlıurfa-s ka një potencial shumë të rëndësishëm turistik.

Ai theksoi se normalisht, sezoni turistik në Harran është në periudhën e muajve prill-maj, por për shkak të muajit Ramazan ka një interesim të madh.

“Të gjithë që vijnë në Şanlıurfa pa përjashtim, patjetër vizitojnë edhe Harran-in. Ky vend është qendër tërheqëse”, u shpreh Türkmen.

Ndërkaq, Erol Bodur, pronar i një agjencie turistike nga Bursa, tha se për qytetin e Şanlıurfa-s ka një interesim të madh.

Ai shtoi se njerëzit interesimin për këtë vend e kanë për shkak të “Vitit të Göbeklitepe-s”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button