Një anije e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në brigjet e Australisë

Mbetjet e një anijeje të Australisë, e fundosur nga një nëndetëse japoneze në Luftën e Dytë Botërore, u gjetën pas 77 vjetësh, thanë zyrtarët.

Anija SS Iron Crown u godit nga një torpedo jashtë shtetit të Viktorias në vitin 1942. Tridhjetetetë njerëz mbetën të vrarë, ndërsa pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan, transmeton REL.

Anija u fundos brenda 60 sekondash pas sulmit në Ngushticën Bass.

Arkeologët detarë thanë se gjetja e mbetjeve të saj është “një ngjarje me rëndësi kombëtare”.

Ekipi i kërkimeve nga Muzeu Australian Detar i gjeti mbetjet rreth 100 kilometra larg Viktorias dhe rreth 700 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Anija ka qenë duke transportuar minerale nga Australia e Jugut në Uellsin e Ri Jugor në kohën kur është sulmuar.

Pesë të mbijetuarit janë shpëtuar nga një anije tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button