Pesë të dënuar për dhunën në Kuvend kanë kërkuar heqje të masës së paraburgimit

Pesë të dënuar për rastin e 27 prillit dje në seancë publike në Gjykatën e Apelit kërkuan të lëshohen nga paraburgimi deri në fuqizimin e aktvendimit, transmeton Portalb.mk.

Me ankesë në Gjykatën e Apelit, heqje të paraburgimit kanë kërkuar Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vjet burg, Goran Gjoshevski, Dushko Lazarov dhe Nikolla Mitrevski – Kolo të dënuar me nga 15 vjet burg si dhe Abdulfeta Alimi i dënuar me shtatë vjet burg.

Garancinë të cilin Çavkov e ka dhënë se nuk do të ikë është 600 mijë euro, ndërsa mbajtja e tij ofroi dokument nga kadastari në Greqi se ai nuk posedon villë në Hakidiki që ishte një nga arsyet për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkak rrezikut se mund të ikë.

Për Alimin, garanci është pasuria e ofruar nga Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button