“Rasti Sazdovski”: Bela dhe Demiri u dënuan me nga 19 vjet burg

Gjykata Penale në Shkup u caktoi nga 19 vjet dënim me burg Besim Belës dhe Skender Demirit të cilët më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur 20-vjeçarin Nikolla Sazdovski të grupit të tifozëve “Komitët” në stacionin e autobusëve në Autokomandë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë procedurës të akuzuarit thanë se nuk ndjehen fajtorë për vdekjen e Sazdovskit. Mbrojtësit e tyre thanë se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e goditjeve, por nga rrëzimi i atij në kutinë e metalit që ka qenë aty.

Siç deklaroi gjykatësja e cila e udhëheq rastin, me ekspertizat e bëra është konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marra, e jo nga rënia në kuti.

“Gjatë sulmit Sazdovski ka përjetuar stres të rëndë psikologjik dhe trupor. Të njëjtët kanë qenë të vetëdijshëm për dhimbjen që ia kanë shkaktuar. Në të njëjtën kohë kanë vepruar 3 në 1. Është humbur një jetë e re, është marrë e drejta e jetës. Dëmshpërblimi për anëtarët e familjes është e pazëvendësueshme”, tha gjykatësja Daniela Aleksovska – Stojanovska.

Bela, Demiri dhe Jeton Luzha, i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor 2018 rreth orës 17 e 45 në bulevardin Aleksander Makedonski në vendbanimin Autokomandë, në stacionin e autobusëve para fabrikës Alkaloid, ia kanë kërkuar letërnjoftimin Sazdovskit.

Pasi Sazdovski e ka konfirmuar identitetin, të akuzuarit kanë filluar ta rrahin. Nga goditjet e forta Sazdovski i e ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë në trotuar, më pas, sërish e kanë goditur në kokë dhe nëpër trup. Nga goditjet Sazdovski ka marrë lëndime të rënda, ai u spitalizua dhe ra në komë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Vrasja e të riut Sazdovski, ashtu siç u shkrua në media, është kryer si pasojë e gjuhës së urrejtjes, gjegjësisht tre të akuzuarit për vrasje dhe ai, me javë të tëra, paraprakisht janë përleshur verbalisht në internet në linjë etnike. Madje ashtu siç mund të shihet, profili në “Facebook” i të ndjerit Sazdovski ka qenë i mbushur me gjuhë të urrejtjes, ashtu sikur shumë profile tjera, jo vetëm të anëtarëve të tifo-grupeve, por edhe të personave të fushës së mediave, politikës, jetës publike etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button