Zbulohet edhe një tjetër shkak për impotencën

Gjendja shëndetësore, alkooli, duhani, problemet e lindura dhe ato emocionale nuk janë të vetmet arsye të impotencës tek meshkujt. Një studim i fundit në Itali, i prezantuar në Kongresin e Mjekësisë Seksuale në Çikago, ka nxjerrë në pah si arsye të impotencës dhe varfërinë. Studimi është bërë në Europë dhe meshkujt që kanë pasur më shumë probleme me ereksionin janë italianët dhe spanjollët. Ndërsa gjermanët dhe Anglezët kanë qenë në shifrat e mëparshme.

Për pasojë, andrologët kanë bërë një lidhje direkte se shtimi i rasteve të impotencës lidhet dhe me gjendjen ekonomike të dy vendeve, të cilët janë në krizë prej disa vitesh.

Në rrafshin kontinental, në një popullsi prej 125 milionë banorësh në Europë, 21 prej tyre vuajnë nga impotenca. Por studimi ka nxjerrë dhe një të dhënë tjetër alarmante. Sipas mjekëve, është ulur mosha e meshkujve me këto probleme. Nëse më parë ky fenomen njihej të mosha mbi 40-vjeç, tashmë edhe të rinjtë deri në 20-vjeç kanë probleme të ngjashme. Mesatarisht 1 në 20 të rinj nga 18-39 vjeç vuan nga impotenca.

Andrologu italian, Emanuele Jannini thotë se problemi vjen dhe si pasojë e mungesës së edukimit seksual. “Problemet me impotencën fshehin drama në çiftet familjare nëse nuk kurohen”, thotë Jannini. Ai shton se meshkujt duhet të vizitohen tek andrologët për të marrë kura të posaçme dhe jo ilaçe pa receta në farmaci./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button