KSHZ e anuloi votimin në Gjorçe Petrov dhe shkarkoi dy Borde Zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka anuluar votimin në vendvotimin 2564 në Gjorçe Petrov sepse në kuti ka pasur 3 fletëvotime më shumë, transmeton Portalb.mk.

Nga 405 votues të evidentuar, në këtë vendvotim ka pasur 408 fletëvotime.

Rivotim në këtë vendvotim nuk do të ketë, sepse numri i votave nuk mund të ndikojë në rezultatin e rrethit të parë.

Bordi zgjedhor në këtë vendvotim është shkarkuar dhe për to do të ngrihet procedurë disiplinore. KSHZ i shkarkoi anëtarët e Bordit zgjedhor nga vendvotimi 0006 në Komunën e Berovës, ku anëtarët e Bordit nuk e kanë konfirmuar identitetin e votuesit, kështu, në vend të personit të sëmurë dhe të pamundur, ka votuar person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë.

Sipas rezultateve të para zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për Stevo Pendaroskin kanë votuar 323.628 votues, ndërsa për Gordana Siljanovskën kanë votuar 319.081 persona. Blerim Reka ka fituar 79.910. Numri i fletave të pavlefshme është 32.801 ose 4.34.

Nga dje filloi të rrjedhë afati 48 orë për negociata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button