Turistët në Shri Lankë, paralajmërohen për sulme të reja (Foto)

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka paralajmëruar turistët që ndodhen në Shri Lankë, se mund të ketë sulme të reja.

Në përditësimin e bërë në këshillat për turistë, është thënë se pas sulmit tragjik së së dielës së Pashkëve, shënjestër mund të jenë zonat turistike, pikat e transportit, qendrat tregtare, hotelet dhe aeroportet, transmeton Telegrafi.

“Grupet terroriste, mund të vazhdojnë sulmet nëpër Shri Lankë, sikurse ajo që ndodhi në kryeqytet. Pa asnjë paralajmërim, mund të ketë sulme në zonat turistike” thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, për sulmin e së dielës që la 290 të vdekur dhe lëndoi më se 500 persona. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button