Sot do të bjerë shi i verdhë

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verilindor. Për shkak të qarkullimit të ajrit jugperëndimor dhe pranisë së pluhurit të Saharës është e mundur reshjet të jenë me ngjyrë të verdhë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë  e deri në 10  gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup  moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje lokale të shiut.  Do të fryjë erë përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit  do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 17 gradë.

Të mërkurën do të ketë stabilizim kalimtar të motit. Nga e enjtja  e deri të dielën do të jetë dukshëm më ngrohtë, por në orët e pasdites do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht me procese më intensive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button