Kupa: Shkëndija, Renova dhe Drita në 1/4 e finales

Shkëndija me golin e Ejupit gjashtë minuta para fundit mundi 1:0 Bregallnicën, duke vërtetuar kualifikimin në raundin tjetër, pasi që edhe në ndeshjen e parë në Tetovë kishin fituar me të njëjtin rezultat.

Fituesja aktuale e Kupës, Renova, solli tjetër fitore bindëse 5:0 ndaj 11 Oktomvrit, dhe në çerekfinale kalon me rezultat të përgjithshëm 10:0. Drita me golat e Nuhiut dhe Ramadanit mundi 2:0 Pobeda Juniorin dhe avanson në raundin tjetër pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Prilep.

Bashkimi i Kumanovës nuk ka mundur të sjellë tjetër befasi, pasi është eliminuar nga Silkesi, pas disfatës 3:0 në Kratovë, deri sa kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në Kumanovë. Metalurgu ka shënuar fitore 1:0 në transfertën me Horizontin, duke avansuar më tej pas barazimit 3:3 në takimin e parë në Shkup.

Vardari pasi një javë më parë fitoi 2:0 Euromilkun, sot vërtetoi kualifikimin me tjetër triumf, kësaj rradhe 2:1. Teteksi me 7:0 deklasoi Lokomotivën, ndaj të cilëve kishin fituar 2:0 në takimin e parë.

Bregallnica 0–1 Shkëndija 
Drita 2–0 Pobeda Junior 
Sileksi 3–0 Bashkimi 
Renova 5–0 11 Oktomvri 
Euromilk 1–2 Vardari 
Horizont T. 0–1 Metalurg
Teteksi 7–0 Lokomotiva.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button