Ministri i Kosovës, Pacolli u tregoi shqiptarëve të RMV-së për kë të votojnë në rrethin e dytë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vlerësuar lartë procesin zgjedhor të 21-prillit të 2019-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), ndërkaq ka bërë thirrje që në rrethin e dytë, shqiptarët duhet të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik, transmeton Portalb.mk.

“Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë”, tha Pacolli në rrjetin social “Fejsbuk”.

Duke folur për rrjedhën e votimit gjatë ditës së djeshme, Pacolli tha se ai shënoi një hap për pjekuri demokratike, ndërkaq kandidatura e Blerim Rekës e pasuroi ofertën politike.

Përndryshe, thirrje që në mënyrë masive të dilet në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 5 maj 2019 ka bërë edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq.

Ndryshe, sipas numërimit të 99.80% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), dalja e votuesve të RMV-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019-të, është 41.82 për qind (755.816 votues). Kandidati i pavarur, i mbështetur nga partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka ka marrë 79.915 apo 10,57% të votave të përgjithshme, dhe me këtë nuk do të shkojë në rrethin e dytë, 5 maj 2019-të.
Kandidatja e përkrahur nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska ka marrë 319.240 apo 42,24% e votave të përgjithshme, ndërkaq kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovskin mori 323.846 apo 42,85% të votave të përgjithshme.
Fletë të pavlefshme ka 32.828 apo 4,34% e numrit të përgjithshëm të votave.

LEXO: Presidencialet në RMV: çfarë tregoi dhe çfarë mund të mësojmë nga rrethi i parë zgjedhor
LEXO: Raundi i parë me dallimin më të vogël në pesë zgjedhjet e fundit (infografik)
LEXO: Reka ka harxhuar 290 mijë euro, ndërkaq Pendarovski 257 mijë
LEXO: OSBE/ODIHR: Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë, të qeta dhe transparente

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button