Gjatë ditës ka filluar vaksinimi i nxënësve në të gjitha shkollat

Në terren sot ka filluar të realizohet vaksinimi kundër fruthit, ku do të përfshihen 11 shkolla në 4 komuna të Shkupit dhe më shumë se 480 nxënës të pa vaksinuar. Ekipet mjekësore filluan me punën e tyre nga shkolla fillore “ Jan Amos Komenski”, në Karposh 3 shkollë në të cilën, sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Zllate Memedoviq, duhet të bëhet vaksinimi i rreth 50 fëmijëve. Megjithatë gjatë paradites, sipas tij, në këtë shkollë deri në orën 10 e 30 janë vaksinuar vetëm dy fëmijë, transmeton Alsat M. 

Sipas  informacioneve që kemi në raundi i parë i vaksinimit në terren,  nga 3800 fëmijë, vetëm 300 prej tyre ishin të vaksinuar. Prandaj në 10 ditët në vazhdim planifikojmë ta përsërisim këtë vaksinim në terren dhe të rrisim numrin e fëmijëve të vaksinuar”-tha Zllate Memedoviq, drejtor i Shtëpisë Shëndetësore -Shkup.  

Sipas tij, tentativa e parë për vaksinim në terren ishte para disa kohësh dhe e njëjta nuk pati sukses për shkaqe organizative, sepse nuk ka pasur bashkëpunim shtëpitë e shëndetit në nivel lokal.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjatë një ditë më parë janë hasur 13 raste të reja të personave të prekur nga fruthi, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button