7 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur pini kafe përditë

Shumica prej nesh e konsumon shumë kafenë, madje ka nga ata që nuk e fillojnë dot ditën pa të, transmeton Top Channel. 

Por çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kaq shumë kafeinë?
1. Ju mund të ulni shanset për zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Sipas studimeve: Konsumi i kafesë (3-5 filxhanë në ditë) lidhet me uljen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 si dhe ul rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Ekspertët i janë referuar kafesë si një “drogë që bën mrekullira “, për shkak të aftësisë së saj për të parandaluar sëmundje të tilla.
2. Përmirëson humorin. Përveç parandalimit të sëmundjeve, kafeja lidhet drejtpërdrejt me trurin tuaj. Sipas Witherspoon, “Kafeina është shoqëruar me veprime pozitive në tru, duke përfshirë vigjilencë dhe vëmendje të përmirësuar mendore, ndihmë me përqendrim dhe një humor të përmirësuar”.
3. Ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Sipas revistës Nature Neuroscience, “konsumi i kafeinës rrit konsolidimin e kujtimeve afatgjata tek njerëzit”.
4. Ju bën më sportivë. Kafeina sjell performancë fizike të përmirësuar, sidomos në stërvitje aerobike.
5. Mund të ndikojë negativisht nëse e konsumoni me tepri. Nëse konsumohet kafe me tepri, disa individë mund të përjetojnë efekte negative anësore, të tilla si ankthi, paniku, pagjumësia dhe varësia ndaj kafeinës.
6. Rrit nivelin e kolesterolit. Nëse kolesteroli është diçka për të cilën shqetësoheni, duhet të kontrolloni dyfish se si prodhohet kafeja juaj.
7. Mund të ketë rritje të presionit të gjakut. Së fundi, kafeja mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut. Në mënyrë tipike, kjo rritje është e shkurtër, e përkohshme dhe nuk do të rezultojë me efekte negative në planin afatgjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button