Prishtinë, një burrë e ka vrarë gruan, nusеn e djalit, më pas edhe vetën

Një krim i trefishtë ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Kryefamiljari me inicialet H.K e ka vrarë gruan, renë dhe më pas edhe veten.

Këtë vrasje të trefishtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Beka nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se prokurori i rastit është në vend të ngjarjes dhe po merret me sqarimin e rrethanave.

Sipas Policisë së Kosovës një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe  një fëmijë.

Rastin për mediet kosovare s e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button