E drejta për të bojkotuar, mes tribalizmit dhe demokracisë

Nisa si student i shkencave politike të inkurajojë veten të shkruaj e flasë për fenomenet politike, duke u mbështetur në dijen modeste. Pandërprerë lexoj, fitoj njohuri nga më të ndryshmet, por shkruaj për të njëjtën.

Sot si 30 vjeçar trajtoj temat e njëjta, qysh në nismën e parë, asgjë nuk ka ndryshuar nga shkrimi im i parë publicistikë “Besa, institucion i qëndrueshmërisë”. Insistoj për cilësinë e besatarit sa herë që shkruaj edhe pse vetja shpesh më duket utopik.

Shkaku i pabesisë partitë shqiptare deri më tash janë bërë pikë e pesë. Një është konstante, të njëjtit janë bashkuar dhe janë ndarë për interesa vetjake, ekskluzivisht vetjake.

Nga kjo pak përvojë e imja, për momentin e kam të betonuar mendimin se politikani për politikanin është ujk, … të njëjtit nuk bëjnë ujdi për të ardhur te caku bashkë. Udhëhiqen direkt nga maksima hobsiane se “kur dy veta nuk mund ta kenë të njëjtën gjë bëhen armiq.

2/3 ciklet e fundit zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së veriut vërtetojmë se politikanin ujk e ka ushqyer masa e paemancipuar. Popull jo i arsimuar mjaftueshëm, i cili më shumë u beson ndërkombëtarëve sesa punon në kultivimin e një politikani autokton.

“Ju e pëlqeni vendin tonë? A do të bëni gjë për ne?- Më tha një ballkanas herën e parë që u takova me të.” Kështu e nis librin “Brenga e Ballkanit”, Edith Durham, shkrimtarja e famshme britanike e cila për një kohë të gjatë (fundshekullin 19 fillimi i shekullit 20) kishte qëndruar në Ballkan dhe kishte shkruar mbi politikën dhe brengat e ballkanasve.

Rrjedhimisht, te ne asgjë s’ka ndryshuar, konstante ka mbetur edhe maksima fromiane, “kudo ku shkova pash vullnet për fuqi edhe te shërbëtori pashë vullnetin për tu bërë zotëri”.

Është koha që secili ta mësojë e aplikojë profesionin e vet. Të arsimohet, të jetë aktiv politikisht, por me pjekuri. Të dijë që ndryshimet e qëndrimeve dhe veprave t’i bëjë gjithmonë për të mirën e popullit. E mira e përgjithshme nuk është pronë e një individi apo klani.

Arsimi i mirëfilltë do të thotë gatishmëri për të bërë dallimet mes zgjedhjeve lokale, parlamentare e presidenciale. Në zgjedhje lokale u drejtohesh përfaqësuesve lokal. Në zgjedhje parlamentare legjitimon zëdhënës rajoni, ndërkaq presidenti është zëdhënës i politikave shtetërore.

Unë e dij se Republika e Maqedonisë së Veriut, në përgjithësi është nxënës i keq, ndoshta as notën “mirë” nuk e meriton. Por, shteti ynë notohet nga kapaciteti ynë. Shteti është pasqyrë e çdo individi, pastaj i gjithë shoqërisë.

Po. Gjithashtu e di se etnia dhe besimi në Zot na ndajnë, kur duhet të orientohemi politikisht. Po kjo ndodhë se ne nuk lexojmë. Dhe, nuk kemi mësuar se politika e suksesshme është veç ajo inkluzive.

Po. Është mirë të lexoni edhe për “politikën” që propagandonte Aristoteli. Ai kur përmendi për së pari herë fjalën “idiotes”, tha se kjo fjalë nënkupton njerëzit që nuk marrin pjesë në procese politike. Sepse politika është aktivitet për rregullimin shoqëror, të mirën e përgjithshme dhe si e tillë kërkon angazhimin e gjithsecilit. Njerëzorja te njeriu arrihet nëpërmes politikës.

Mua s’më intereson kush zgjedhet dhe nuk dal të votoj, është kryekëput mendim tribalist. Dikush do ta quante vendim demokratik. Tash varet, kush shikon nga këndvështrimi aristotelian, e kush nga ndonjë fushë apo mal…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button