Është zmadhuar deponia mes parkut “Galiçicë” dhe një nga stacionet stacionet e furnizuesve të ujit

Vetëm disa dhjetëra metra mes kufirit të parkut nacional “Galiçicë” dhe një nga njësitë punuese të Ndërmarrjes publike që kujdeset për higjienën e qytetit “Komunalja e Ohrit” është rritur deponia. E keqja është se ajo është në afërsi të njërit prej stacioneve që furnizon me ujë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Para disa viteve rruga “Jordan Mijallkov”, ndërtimi i së cilës ishte pjesë e premtimeve zgjedhore të pothuajse të gjitha partive politike, u bë vend për hedhjen e mbeturinave ndërtimore. Por, disa vite më vonë, pamja është më ndryshe.  Tani, përveç mbeturinave ndërtimore, këtu ka edhe mbeturina komunale, e gjelbër, elektronike dhe të tjera.

Nga Ndërmarrja komunale “Komunalja e Ohrit” informojnë se ky problem është më i madh prej rreth dy viteve, prej kur është miratuar vendim për ndalesë për deponimin e mbeturinave ndërtimore në deponinë Maucker, pa u dhënë alternativë përkatëse qytetarëve.

Pamja e mbeturinave

Shqetëson fakti se deponia është shumë afër njërit prej stacioneve të furnizuesve të ujit, ndërsa një nga njësitë punëtore të “Komunales së Ohrit”  vetëm dhjetëra metra nga deponia.

Para rreth një jave nga lokacioni i njëjtë i ndërmarrjes publike të qytetit që kujdeset për higjienën komuna, me marrëveshje me Fondin për Zhvillim Komunal në Komunën e Ohrit, ka ngritur pothuajse 150 metra kub mbeturinë ndërtimore, por prej atëherë sërish atje është formuar deponi.

Ndërmarrja Publike “Komunalja e Ohrit” qytetarëve të Komunës së Ohrit ua ofron edhe shërbimin për ndërmarrjes dhe transportimin e kësaj lloji të mbeturinës me veturat speciale të ndërmarrjes.

Mbeturina

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button