Kumanovë, është vrarë një person dhe djali i tij 8-vjeçar

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës, ka kryer ekspertizë në afërsi të fshatit Sllupçan, ku mbrëmë u gjet një automjet në të cilën janë gjuajtur disa plumba, njofton Portalb.mk.

“Në vendin e ngjarjes është konstatuar se prej afërsisë është gjuajtur në drejtim të automjetit në të cilën janë gjendur dy persona, vozitësi dhe fëmija i tij tetëvjeçar. Të dy personat kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Me udhëzim të prokurorit publik, ekipi i ekspertizës së Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka siguruar dhe i ka marrë gjurmët nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtat janë lëndë e ekspertizës së mëtutjeshme. Janë gjetur dhe janë ngritur disa gëzhoja, të cilat do të jenë pjesë e ekspertizës dhe do të konstatohen faktet e rëndësishme në lëndë. Do të kryhet ekspertizë edhe i automjetit dhe të veturës në të cilën ka gjurmë të dukshme të sulmit me armë zjarri. Është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë së trupave të vrarë.

Prokuroria e Kumanovës po ndërmerr masa për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button