Paditë gjatë fushatës zgjedhore, Gjykata Administrative ka refuzuar tre nga katër rastet (VIDEO)

Kryetari i Gjykatës Administratës, Burim Sejdini në konferencë për media që u mbajt sot ka njoftuar se nga katër paditë e parashtruara gjatë fushatës të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale në tre komuna, është pranuar vetëm një padi, transmeton Portalb.mk.

-Dy raste kanë të bëjnë me televizionin “1 TV” për reklamat gjatë fushatës zgjedhore;
– Një rast për mbrojtjen e të drejtës së votës;
– Një rast për vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit pas padisë nga Agjencia për Zhvillim Rural për pagesat e subvencioneve.

“Në lidhje me dy rastet e televizionit 1TV janë, gjykata administrative nuk ka kompetencë të shqyrtojë këto raste, dhe i ka hedhur poshtë”, tha Sejdini.

Sejdini njoftoi se është pranuar vetëm padia e Agjencisë për Zhvillim Rural.

Burim Sejdini nuk pret padi për rrethin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV).

“Në bazë të ditës që e kishim ditën, në rrethin e parë nuk besojmë që do të ketë padi dhe ankesa. Do të doja edhe rrethi i dytë të kalojë siç ka qenë dje. Nëse ka padi, sapo të arrijnë, kuptohet, se në seanca publike, gjykatësit do të veprojnë ndaj tyre, dhe publiku do të njoftohet në kohë”, tha Sejdini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button