Ish-shefi i kompanisë Nissan përballet me akuzë të re

Ish-shefi i kompanisë, Nissan, Carlos Ghosn është paditur nga prokurorët në Japoni për shkelje të rëndë të besimit.

Kjo është akuza e katërt kundër Ghosn-it, e cila lidhet me pretendimet për keqpërdorim të fondeve të kompanisë, transmeton REL.

Aktualisht, 65-vjeçari është në mbajtje në Tokio, derisa avokatët e tij pritet të aplikojnë për lirimin e tij me kusht.

Ghosn, i cili mohon çdo keqbërje, ka thënë se pretendimet janë rezultat i një komploti kundër tij.

Ai është arrestuar në muajin nëntor dhe ka kaluar 108 ditë në mbajtje. Pasi është liruar më kusht, në pritje të gjykimit, ai është arrestuar sërish në Tokio më 4 prill.

Prokurorët dyshojnë se Ghosn ka kryer pagesa në vlerë të miliarda dollarëve për një bashkëpunëtor të kompanisë Nissan në Oman, mirëpo rreth 5 milionë dollarë amerikanë më pas kanë kaluar në llogarinë e tij.

Mirëpo këtë dhe akuzat tjera kundër tij, Ghosn i ka cilësuar si “thikë pas shpinës” nga ekzekutivi i kompanisë Nissan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button