Mbi 52 për qind e gjermanëve jetojnë në shtëpi me qira
Përkundër financimeve të lehtësuara në saje të normës së ulët të interesit, shkalla e pronësimit të banesave në Gjermani nuk ka pësuar rritje dhe mbi gjysma e shtetasve gjermanë vazhdojnë të jetojnë me qira.
Rol për mos-rritjen e pronësisë së shtëpive ka luajtur çmimi i lartë i banesave, që është 30 herë më shumë sesa kostoja vjetore e , oferta më e lartë sesa kërkesa si pasojë e migrantëve, kushtet e ndryshueshme të punësimit dhe kostot e larta të kërkuara nga agjentët e shitjeve, përcjell Atsh.
Në mesin e vendeve të BE-së, vendi që ka shënuar shkallën më të lartë të pronësisë ka qenë Rumania, një nga vendet më të varfra të Unionit.
Rreth 98,7% e shtetasve rumunë jetojnë në shtëpitë e veta.
Franca e ka 64% shkallën e pronësisë së shtëpive, kurse Norvegjia 81%.