Siljanovska: Dallimi është 70 mijë vota nëse bashkohen votat tona me të Blerim Rekës (VIDEO)

23.10.- Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska në daljen e saj të parë në konferencë për shtyp, falënderoi VMRO-DPMNE-në dhe qytetarët që i dhanë votën asaj, përcjell Portalb.mk.

Siljanovska bashkoi votat e saj dhe të Blerim Rekës dhe theksoi se dallimi është 70 mijë vota.

“Nëse bashkohen votat tona me Blerim Rekës dhe nëse bashkohen votat që i përmenda dallimi është mbi 70 mijë vota. Për dikë, si unë që në tërë fushatën ka treguar për mos përmbajtjen e sistemit ku mungon sundimi i së drejtës, sistemi i zhytur në krim, korrupsion dhe nepotizëm, kjo është më e rëndësishme. Opozita ka arritur që t’i bind qytetarët, se në mungesë të drejtësisë ne mund të themi tregime për BE dhe NATO”, tha Siljanovska

Ajo tha se duhet t’i jepet fund politikanëve të tranzicionit, profiterëve.

“Mendoj se këtij vendi i duhet profil i ri i politikanëve. Kulturë e re demokratike. Profil i ri i liderishpit, evropian, i guximshëm dhe që nuk gënjen”, tha mes tjerash Siljanovska.


______________________________________________

 

“Gëzohu Maqedoni, drejtësia po vjen. VMRO po fiton. Gordana do të jetë”, me këto fjalë sekretari gjeneral i partisë Igor Janushev, e nisi pres konferencën e parë pas votimit të sotëm për president të shtetit.

“Pas 43% të të dhënave të përpunuara, kryesojmë në Manstir, Veles, Kavadarci, Koçani, Negotinë, Ohër, Prilep, Probishtip, Shtip, Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Pehçevë, Jegunovc, Gradsko, Vevçani, Mogilla dhe Gjorçe Petrov”, theksoi ai.

“Sonte po fiton drejtësia në Maqedoni. Pranvera maqedonase po ndodh”, tha Janushev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button