Ndalohet alkooli në Çeki!

Republika e Çekisë ka ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë pas një vale vdekjesh të shkaktuara nga helmimi me metanol.

Ministri i Shëndetësisë, Leos Heger, ka njoftuar se masa është marrë pas arritjes në 19- të të numrit të viktimave në gjithë vendin dhe pas shtrirjes në spital të pacientit të parë në kryeqytetin Pragë.

Disa njerëz janë hospitalizuar, pasi kanë pirë vodka dhe rum, ndërsa ka prej tyre që janë në gjendje kritike për jetën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button