MPB: Bilanci i zgjedhjeve në RMV, 4 arrestime për fotografim vote (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, me ç’rast tha se ky proces zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

“Votimi ishte i qetë dhe nuk kishte parregullsi të mëdha. Institucionet treguan se mund të organizojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, siç i ka hije një vendi që së shpejti do të anëtarësohet në NATO dhe është drejt rrugëtimit për anëtarësim në BE”, tha Spasovski.

Ai tha se deri më tani janë paraqitur disa parregullsi të vogla, dhe uroi qytetarët e institucionet, dhe tha se vendi tregoi se është në gjendje të organizojë zgjedhje evropiane, pa incidente.

“Deri më tani janë regjistruar katër raste të fotografimit të fletës së votimit, dhe autorët janë arrestuar. Gjithashtu është regjistruar edhe dëmtimi i një kutie të votimit, nga votuesi i cili ishte në gjendje të alkoolizuar. I uroj qytetarët për votimin e qetë dhe që treguam se ne dimë të organizojë zgjedhje evropiane dhe pa incidente”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button