Për banorët e fshatit Ramni Gaber zgjedhjet presidenciale përfunduan para se të fillojnë

Për 60 banorët e fshatit Ramni Gaber, votimi për garën presidenciale përfundoi ende pa filluar. Ata vetë vendos kështu, që të shprehin pakënaqësitë ndaj politikanëve pasi thanë që janë të zhgënjyer nga ata.

“Banorët e këtij fshati janë të pakënaqur ndaj trajtimit që ka ndaj tyre kryetari i komunës, të cilin disa herë e kanë vizituar në komunë dhe e kanë lutur që të bëhet rruga deri në fshat, dhe tani vendosën që të fshehin çelësin e hapësirave ku do të duhej të votohet”, transmeton Telma.

Nga kryetari i komunës nuk kërkojmë shumë, thonë banorët, vetëm duam që të shohin se ne ekzistojmë dhe të mos na harrojnë.

Banorët ankohen se sidomos kur bie borë vështirësohet shumë lëvizja nëpër këtë rrugë.

“Vjen vera, dimri, ne kemi bagëti. Nuk kemi rrugë, nuk kemi kushte, nuk kemi asgjë. për këtë arsye banorët largohen drejt Shkupit, Studeniçanit dhe Moranës, për shkak të rrugës”, tha Salush Aziri, banor.

“E mbyllëm derën për të mos u hapur, dhe të vjen kryetari i komunës dhe të sheh se si jetojmë”, tha Aziri.

Ndërkaq mos zhvillimi i procesit zgjedhor në këtë fshat, ishte ndër parregullsitë e para që i publikoi KSHZ gjatë ditës së sotme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button