Pendarovski: Në rundin e dytë do të bëhem president (VIDEO)

Kandidati për president, Stevo Pendarovski tha se pret fitore në rrethin e dytë. Ai theksoi se është i kënaqur nga procesi i sotëm zgjedhor.
Pendarovski falemnderoi të gjithë nacionalitete në vend duke theksuar se koncepti “bashkë përpara” duhet të vazhdoj dhe të triumfoj në rrethin e dytë ku dhe do të rrumbullaksohet fitorja më 5 maj. Ai mes tjerash tha se vendi 10 vitet e fundit fatkeqësisht nuk ka pasur një president dhe se po pret me padurim të merr postin e presidentit për ta integruar sa më parë vendin në strukturat euroatlantike.

Kryeministri Zoran Zaevu bëri thirrje shqiptarëve, votuesve të Rekës, që të votojnë Stevon në rrethin e dytë.

Sipas tij, vetëm vota e qytetarëve mundë të ndihmojë që vendi të lëviz më shpejtë dhe të bëj progres drejt strukturave euro-atlantike.

“Stevo Pendarovski do të jetë fitimtarë në rrethin e dytë. Pres që qytetarët që votuan Blerim Rekën në rrethin e parë, të votojnë për Pendarovskin në rrethin e dytë. Ta votojmë Stevon dhe të hapërojmë në kohë, ti shpiem proceset para. Ju falëndëroj që votuat Stevon, ju ftoj përsëri që të merrni guximin dhe të votoni. Të gjithë nacionaliteteve ju bëj thirrje që të votoni, nga ju varet e ardhmja, nga ju varet progresi i shtetit tonë. Bashkë me ju do të shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së.” tha kryeministri Zaev.

21.15 – Aleksandar Kiracovski, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Stevo Pendarovski tha se deri në këtë moment janë numëruar gjysma e votave dhe Pendarovski ka epërsi votash.

LEXO: Rezultatet e numërimit të votave nga KSHZ deri në orën 21 e 15, ja si kanë votuar qytetarët (FOTO)

“Është e pritshme fitorja e Pendarovskit në rrethinë e parë. Kjo do të thotë fitore e sigurt edhe në rrethinë e dytë. Presim që në rrethinë e dytë të pranohet koncepti ynë. Këto janë zgjedhje për president për të gjithë qytetarët. Këto nuk janë zgjedhje lokale. Është e qartë se VMRO-DPMNE janë duke humbur në rrethinë e parë dhe se do të humbin në rrethinë e dytë. Maqedonia jonë do të merr president për të gjithë. Pendarovski pa dyshim do të jetë president”, tha Kiracovski

**********************************************

Aleksandar Kiracovski, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Stevo Pendarovski, në pres konferencën e parë menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, deklaroi se është i kënaqur nga dalja në këto zgjedhje dhe sipas analitikes së tyre dalja është deri në 42%, përcjell Portalb.mk.

Zgjedhjet i vlerësoi si fer, demokratike dhe siç tha të pastra si kristali dhe pa parregullsi.

“Kishim zgjedhje skandinave. Treguam se kemi kapacitet demokratik dhe këtë e dëshmuan institucionet të cilat u përkujdesën që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Të njëjtën e pres edhe nga faktorët e tjerë politik, që të tregojnë pjekuri pa marrë parasysh rezultatin”, theksoi Kiracovski.

Ai shtoi se atmosferë të tillë pret edhe në rrethin e dytë, ndërsa rezultatet e para priten diku rreth orës 21.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button