PTHP Kumanovë: Shoferi që i ka shkelur policët ka qenë nën ndikimin e alkoolit

Prokurori kompetent publik së bashku me një ekip hetues nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer ekspertizë ku mbrëmë ka ndodhur fatkeqësia e rëndë e komunikacionit, ku jetën e humbi një person, ndërsa disa u lënduan, transmeton MIA.

“Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë, 45 minuta pas mesnate, në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë në afërsi të udhëkryqit me lagjen Ajduçka Çeshma.

“Automjeti i drejtuar nga i dyshuari, banor i Kumanovës, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ka goditur dy pjesëtarët e policisë. Nga plagët e rënda në vendin e ngjarjes ka nderuar jetë njëri polic. Shoferi pastaj ka vazhduar ta drejtojë veturën dhe ka goditur edhe një veturë tjetër në të cilën kanë qenë tre persona dhe të gjithë kanë marrë lëndime të lehta trupore. Vetura edhe pas kësaj ka vazhduar që të lëviz, por nga shpejtësia është rrotulluar, me çka edhe shoferi ka marrë lëndime të lehta. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në institucione mjekësore dhe u jepet ndihma e parë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori kompetent publik dha urdhër për kryerjen e autopsisë në trupin e të ndjerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button