Në vendvotimet 2891 dhe 2884/1 në Çair deri tani votimi ka shkuar në rregull, pritet më shumë dalje (VIDEO)

Anëtari i vendvotimit 2891, Hazbi Topojani njoftoi se në këtë vendvotim deri tani kanë votuar 23 për qind e votuesve dhe gjithçka deri tani ka shkuar në rregull, transmeton Portalb.mk.

“Në vendvotimin 2891 në shkollën “Liria”, kjo qendër votuese numëron tre vendvotime, për momentin si anëtar i vendvotimit  2891 te ne ka 833 votues, prej tyre kanë votuar 180 votues, të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, apo afro 23 për qind. Fluksi më i madh i votuesve ka qenë pasdite, pritet të rritet në orët më të vona. Vendvotimi është hapur në kohë dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Hazbi Topojani, anëtar vendvotimit.


Edhe në shkollën fillore “7 Marsi”, apo në vendvotimin 2884/1 votimi shkon në rregull, edhe pse jehona e votuesve nuk ka qenë shumë e lartë.

“Deri tani ka qenë gjtihçka në rregull, numri i votuesve ka qenë më i ulët, tani avazi është rritur ka më shumë votues deri në 115, nga gjithsej 550. Vendvotimet janë hapur në kohë”, tha anëtarja Habibe Saiti Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button